Terrorizmi godet edhe Iranin. Dy sulme ku janë përfshirë edhe kamikazë kanë ndodhur në zemër të kryeqytetit Teheran, në parlament dhe mauzoleumin ku gjendet varri i liderit suprem, Ajatollah Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike.

 

Të paktën 12 persona kanë gjetur vdekjen dhe mbi 40 janë plagosur. Sulmet janë marrë përsipër nga Shteti Islamik përmes agjencisë së lajmeve Amaq.

 

4 terroristë të veshur si gra, të armatosur me kallashnikovë e pistoleta mëngjesin e kësaj të mërkure kanë hyrë në ndërtesën e parlamentit, ku kanë hapur zjarr. Një prej tyre me eksploziv në trup ka hedhur veten në erë.

 

Edhe në mauzoleumin e Khomeinit raportohet se kanë vepruar 4 persona, njëri prej të cilëve ka shpërthyer veten. Agresorët janë vrarë dhe një grua është arrestuar. U raportua edhe për nje situatë pengmarrjeje në parlament, por autoritetet iraniane e mohuan.

 

Ministria e Inteligjencës raportoi se është shmangur edhe një sulm i tretë nga një grup terrorist. Sipas disa burimeve të cilave u referohen mediat, sulmi në parlament ndodhi gjatë një seance dhe deputetët të zemëruar kanë thërritur Vdekje Amerikës dhe ndihmësit të saj, Arabisë Saudite.

 

Kjo është ngjarja më e rëndë në Iran që pas revolucionit islamik të vitit 1979. Rusia, aleate e Teheranit ka dënuar sulmin, duke theksuar se duhen koordinuar veprimet kundër shtetit islamik. Pas disa orësh tension policia ka marrë në kontroll ndërtesën e parlamentit.

 

Kryeparlamentari Ali Larijani deklaroi se sulmet treguan se terrroistët kanë objetiv Iranin, pasi ai po e lufton me efikasitet terrorizmin. Edhe pse Irani me shumicë shiite ka qenë aktiv në betejën kundër Shtetit Islamik në Irak e Siri, nuk ka patur më parë asnjë sulm të këtij lloji.

 

Forcat e sigurisë janë gjetur të papritura përballë një situate të tillë, ku janë goditur dy simbole të vendit dhe nuk dihet nëse kanë qenë të përfshirë pjesëtarë të tyre. Ndërkaq, këto sulme përkojnë me përkeqësimin e raporteve në rajonin e Gjirit Persik. Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite presidenti amerikan Trump e cilësoi Iranin si rrezik për stabilitetin e rajonit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *