Subscribe

Miq dhe kolegë të 19-vjeçarit Grei Bihuci kanë kryer homazhe në vendin ku ai u vra ditën e djeshme në Fier.

Ata kanë çuar lule në vendngjarje, teksa janë shprehur të pikëlluar për ngjarjen. I riu u vra ditën e djeshme pas një sherri që nisi në rrjetet sociale.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ishte i dashur me me të gjithë ne, nuk ishte vetëm kolegu ynë, ishte vëllai ynë. Dinte vetëm të thërriste motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah, më vjen shumë keq. Më vjen shumë keq për nënën e tij, për motrat e tij”, u shpreh me lot në sy kolegia e tij.

Grei u qëllua ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjetet sociale për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze dhe më pas degradoi në përleshje fizike.

Shoku i viktimës Olti Serjanaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për ta shpëtuar, mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima studionte në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *