Një 26-vjeçare nga Fier është arrestura nga Policia Kufitare e Vlorës.

 

Pas verifikimeve të kryera, shtetësja me iniciale Sh.A. rezultoi se ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

 

Në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg”.

 

Nga ana tjetër, në pranga këtë të mërkurë ka përfunduar edhe një 44-vjeçar, banues në fshatin Borsh, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *