Një burrë  është gjetur pa shenja jete në rrugën “Mustafa Lita” në Tiranë.

 

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin L. L., i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët.

 

“Më datë 11.02.2022, në rrugën “Mustafa Lita”, në rrugë, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi L. L., i cili sot është shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *