E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shitje kokaine, arrestohet durrsaku

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën ka arrestuar një 29 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtarë.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicialet K.A., banues në lagjen Nr.3 në Durrës.

 

Reklamë

29 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, bazuar në Urdhër Arrestin e vitit 2017 të lëshuar nga Gjykata e Peskaras, pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve (kokainë)” dhe “Organizata Kriminale”.

 

Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë