Policia ka arrestuar një pronar lokali në Krujë, i cili edhe pse ishte proceduar penalisht dy herë, u konstatua duke organizuar festa familjare në kundërshtim me aktin normativ për parandalimin e përhapjes së COVID.

Në pranga përfundoi Xh. B., 46 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi kishte organizuar një fejesë në lokalin e tij.

Më herët, ai është ndëshkuar dy herë me gjobë, si dhe është proceduar 2 herë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Po ashtu, u vu nën hetim një 20-vjeçar, DJ,  si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale instrumentet muzikore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *