Sali Berisha ka falënderuar mbështetësit për pjesëmarrjen në protestën e zhvilluar këtë të diel.
Ai e cilësoi tubimin si një “betejë të shkëlqyer” dhe duke theksuar se aksionet e ardhshme do të jenë edhe më të forta.
Berisha: Mirënjohje për guximin, trimërinë. Më nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar. Kjo ishte një betejë e shkëlqyer. Dhe ju garantoj se tjetra do të jetë më e shkëlqyer, më madhështore. Nuk do të ketë më strofull e vrimë miu ku të fshihen. Do t’i japim atij ndëshkimin që meriton. Keni qenë të shkëlqyer në këtë. Nuk e di si e nderuat ju kaq shumë 23 marsin. Ne të zotohemi në këtë shtet se nuk ka paqe në këtë vend me ata të cilët kanë vjedhur dhe vjedhin pasuritë publike të shqiptarëve dhe pasurohen vetë. Qëndresa jonë, ndëshkimi ynë do të bjerë mbi ta dhe ata do të përfundojnë në koshat e plehrave të historisë, në Lanë.
/vizionplus.tv





