Ishte në arrest shtëpie, por shpërdante heroinë në lagje

Tre persona që shpërndanin drogë në Tiranë janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Alliasi”.
Në pranga kanë përfunduar këta shtetas:
S. H., 58 vjeç, i dënuar më parë (organizator dhe poseduesi i lëndës narkotike);
Sh. M., 26 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Mashtrimi” ;
R. Xh., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Ndërkohë u shpall në kërkim shtetasi A. D., 46 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë një 34-vjeçare.
Policia kishte marrë informacion se shtetasi S. H., merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit Heroinë në zonën e Alliasit, Tiranë dhe se po tentonte t’ju shiste dy të rinjve rreth 200 gr heroinë.
S. H ( me precedente në fushën e trafikut të drogës dhe ne arrest shtepie), u kap para baneses se tij, me një sasi heroinë të cilën do t’ia u shiste shtetasve SH. M dhe R. Xh., të cilët u kapën në flagrancë.
Gjatë operacionit u sekuestruan 1 kilogramë e 850 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një armë zjarri pistoletë me mulli, një peshore elektonike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një automjet dhe 4 aparate celular.




