Dy shtetas të shpallur në kërkim janë ndaluar nga policia e Fierit këtë të mërkurë.

 

Shtetasit e ndaluar janë K.Ç.,35 vjeç banues në Vlorë dhe J.Sh., 32 vjeç banues në Fier.

 

Sipas policisë 35 vjeçari u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Shtetasi K.Ç, për një periudhë një vjeçare, i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro.

 

Ndërsa nga ana tjetër 32 vjeçari me inicialet J.Sh., u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi kishte dhunuar të atin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *