Policia e Shkodrës identifikon autorin e plagosjes së 28-vjeçarit E. Reçaj mbrëmjen e të martës në Shkodër.

 

Dyshohet se autori dhe i plagosuri kanë qenë së bashku në të njëjtin automjet kur ky i fundit u plagos në këmbë. I riu u paraqit vetë dje në spital për të marrë mjekim, ndërsa mësohet se nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën.

 

Pas identifikimit, blutë e Shkodrës kanë shpallur në kërkim autorin. Sakaq, i lënduari shkoi vetë dje në spital për të marrë mjekim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *