Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policesë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi ishin kthyer në tmerrin e banesave dhe bizneseve.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “mekanimi”, është venë në pranga 23-vjeçari A.Z., ndërsa janë shpallur në kërkim B.Q., 28 vjeç, dhe I.G., 25 vjeç, banues në Korçë.

 

Nga hetimi ka rezultuar se tre të rinjtë janë autor të disa vjedhjeve të ndodhura brenda një muaji në qytetin juglindor.

 

Policia bën me dije se banda e hajdutëve është zbuluar pas një hetimi 1 mujor të zhvilluar për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në 8 banesa dhe biznese të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës ku autorët përdornin të njëjtin mekanizëm, duke vjedhur sasi lekësh, sende apo pajisje elektroshtëpiake.

 

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar një automjet i përdorur nga autorët e dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *