E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ishin futur kontrabandë nga Kosova, sekuestrohen mijëra fishekzjarre

Policia sekuestroi 12 metër kub lënde piroteknike të zbuluara në tregun e qytetit të nxënësve në Tiranë.

Sasia e fishekzjarrëve është tepër e madhe, ndërkohë qe është arrestuar poseduesi i tyre dhe është proceduar pronarja e subjektit, e cila kishte dhënë në përdorim ambientin si magazinë për këtë aktivitet.

Fishekzjarret ishin futur kontrabandë nga Kosova, duke u fshehur në ambalazhe ushqimore.

Gjatë kontrolleve që prej fillimit të muajit dhjetor, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 5 persona që tregtonin në mënyrë të jashtëligjshme lëndë pirotektine.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë