Personaliteti televiziv italian, Vittorio Sgarbi ka treguar momentet e frikës kur ishte në Shqipëri, teksa notonte në plazhin e Palasës

Në rrjet qarkulloi një video, ku Sgarbi mbulohej nga dallgët, duke i rrezikuar atij jetën. Në një rrëfim për mediat italiane, ai tha se ishte futur në det pa të brendshme dhe pa syze, ndërsa nevojitej ndërhyrja e të bijës dhe rojes bregdetare që ta nxirrnin atë nga deti.

“Fatmirësisht, sot jam gjallë. Ato që unë përjetova ishin momente paniku e frike. Unë rrezikova të mbytem, ndërsa bëja not pranë bregdetit në Palasës. Dita nuk ishte e mirë dhe deti ishte me dallgë. Provova që të notoj në det. E vetmja që më ndoqi ishte vajza ime. Humba thuajse në thellësinë e detit. Brenda në ujë isha pa të brendshme e pa syze.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *