E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ish-ushtarët shqiptarë shpëtuan 130 persona nga sulmi në Londër

Disa ish ushtarë shqiptarë kanë shpëtuar të paktën 130 persona nga sulmi në Londër ku mbetën 7 të vdekur dhe dhjetra të tjerë të plagosur.

 

Reklamë

 

Pronari i Cafe Brood, Mark Stembridge dhe stafi i tij kanë marrë tashmë titullin hero, pasi ata mbrojtën 130 klintët e tyre të cilët ishin duke darkuar në tarracën e lokalit.

Reklamë

 

 

Sapo panë tre terriorstët që po afroheshin me thika në duar, kamarierët kanë rrethuar lokalin, duke krijuar nëj lloj barriere për vrasësit. Këta të fundit kanë hezituar të afrohen më shumë duke u larguar në drejtim të urës së Londrës, ka rrëfyer ai.

 

 

“Stafi im ishte shumë shumë i shpejtë në reagim, nëse ata nuuk do të ishin, shumë prej klientëve tanë mund të ishin sulmuar.

Katër persona nga stafi im janë nga Shqipëria, disa prej tyre kanë qenë në ushtri  dhe janë mësuar si të trajtojnë një konflikt”, ka thënë për mediet britanike Mark Stembridge.

 

Pas kësaj situate, tre terroristët  vijuan rrugën duke sulmuar perosnat e ulur në kafene në pubin Mudlark para se të hynin në tregun Borough.

Vazhdo të lexosh

Reklamë