Zëvendëskomandant i divizionit të ushtrisë izraelite në Gaza deklaroi se brenda dy javësh forcat izraelitet do të marrin kontrollin e plotë të pjesës veriore të Rripit të Gazës.

Në një intervistë për BBC, ai shtoi se lufta është në një moment vendimtar dhe se shumë terroristë të Hamasit po çarmatosen dhe dorëzohen.

Lexo edhe :

Related Posts

“Tani jemi në një moment vendimtar. Gjithnjë e më shumë terroristë po dorëzohen. Brenda një ose dy javësh IDF do të marrë kontrollin e plotë të pjesës veriore të Rripit të Gazës. Është një zonë shumë e dendur, një bastion i Hamasit, por gjeografikisht kjo është vetëm 20% e Rripit të Gazës”, tha ai.

Luftën e ashpër ai e konsideroi se betejë të Izraelit për të çliruar Gazën nga Hamasi. Më herët, kryeministri izraelit iu bëri thirrje terroristëve të Hamasit të dorëzohen, duke theksuar se tanimë sapo ka nisur fillimi i fundit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *