E shtunë, 10 Tetor 2026 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ish-shefi i kufirit në gjyq, prokuroria: Stiljan Pasho lejoi trafikun e drogës nga Kapshtica

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim ish-shefin e sektorit të shërbimeve kufitare, Stiljan Pasho, dhe bashkëpunëtorin e tij, Elton Grabocka, të akuzuar për trafik droge në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, Stiljan Pasho ka ndihmuar kalimin e 26 kg Cannabis Sativa drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Kapshticës, duke favorizuar një trafikant, i cili u arrestua më pas në shtetin fqinj.

Reklamë

Droga, e ndarë në 27 pako, do të sillte përfitime deri në 117 mijë euro.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e të tjerëve të përfshirë, ndërsa dy të pandehurit do të dalin para Gjykatës së Korçës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë