Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran, por nuk...

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina i kundërpërgjigjet...

Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në garë për...

Real–Inter, të gjitha lëvizjet para supersfidës. Mungesa të rëndësishme...

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e integrimi, PS...

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet në mbledhjen...

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të...

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi...

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi tregon lidhjen...

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së në...

Ish-Presidenti Trump, 7 orë dëshmi në prokurorinë e Nju Jorkut/ Çfarë ndodhi brenda dyerve të mbyllura

14 Prill 20:09

Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për gati shtatë orë, pyetjeve të zyrës së Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, pjesë e një beteje ligjore mbi praktikat e bizneseve të tij.

 

Kjo ishte dëshmia e dytë e tij dhe në ndryshim nga e para, ai nuk përdori Amendamentin e Pestë të Kushtetutës amerikane, që garanton të drejtën për të mos u përgjigjur e për të mos rrezikuar ligjërisht vetveten.

 

Zoti Trump u takua gjatë gjithë ditës me përfaqësuesit e zyrës së Prokurores së Përgjithshme Letitia James, e cila ka ngritur një padi civile ndaj ish-presidentit vitin e kaluar. Në padi thuhet se zoti Trump dhe familja e tij mashtruan bankat dhe partnerët në biznes, duke rritur në mënyrë fiktive vlerën e pronave, si hotele e fusha golfi, për të lehtësuar marrjen e kredive nga institucionet financiare.

 

Menjëherë pasi zoti Trump hyri në zyrën e zonjës James, avokatja e tij, Alina Habba, tha se ai ishte “jo vetëm i gatshëm, por edhe i etur për të dëshmuar”.

 

Pas përfundimit të dëshmisë me dyer të mbyllura, avokati i zotit Trump, Christopher Kise, tha se për shtatë orë, ish-presidenti “shpjegoi në detaje suksesin e jashtëzakonshëm të bizneseve të tij”.

 

“Transaksionet financiare, mbi të cilat është ngritur padia, kanë qënë jashtëzakonisht fitimprurëse për bankat dhe organizatën Trump”, tha zoti Kise. “Të gjithë do të talleshinn me pretendimin se kemi të bëjmë me një mashtrim, nëse shihen faktet e këtij suksesi dhe jo tingujt e produkteve politike”, shtoi ai.

 

Ish-Presidenti Trump paraqitet për herë të dytë në prokurorinë e Nju Jorkut
Kjo është një tjetër padi, që nuk ka lidhje me akuzat penale të ngritura kundër zotit Trump nga Prokurori i qarkut të Manhattan-it Alvin Bragg. Ngritja e tyre shënoi dhe rastin e parë në historinë e vendit, që një ish- president akuzohet për vepra penale.

 

Prokurorja James nuk ka pranuar tani t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me dëshminë e zotit Trump.

 

Herën e parë që ish-Presidenti u thirr për të dëshmuar në zyrën e prokurores më 10 gusht, ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve, me përjashtim të atyre me karakter procedural. Mbi 400 herë, zoti Trump iu referua të drejtës që i garanton Amendamenti i Pestë i Kushtetuës për të heshtur. Në atë kohë, zonja James nuk e kishte ngritur ende padinë dhe mendohet se përgjigjet e zotit Trump lidhur me mënyrën se si ai e vlerësonte kompaninë e tij, mund të bëheshin bazë, për ngritjen e një padie penale ndaj tij.

 

Problemet ligjore të ish-Presidentit Trump mund të zvarriten përtej 2024
“Kushdo në pozicionin tim, që nuk do të përdorte Amendamentin e Pestë do të ishte tërësish budalla”, tha ai gjatë dëshmisë, e cila u regjistrua dhe më vonë u bë publike.

 

Zoti Trump akuzoi prokuroren se po përpiqej të ngrinte një padi penale ndaj tij.

 

Por tashmë ndaj zotit Trump rëndojnë edhe akuza penale, të ngritura nga Prokurori i qarkut të Manhatanit Alvin Bragg, akuza që rodhën nga hetimet lidhur me pagesat e bëra nga ish-avokati i tij Michael Cohen, me synimin për të garantuar heshtjen e dy grave, që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump, një gjë, që ky i fundit e ka hedhur poshtë. Prokurori Bragg thotë se pagesat ishin pjesë e një skeme për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

 

Në padinë e saj, kryeprokurorja James pretendon se zoti Trump ka gënjyer në mënyrë të përsëritur lidhur me vlerën e pasurive të tij, duke ekzagjeruar në pasqyrat financiare vlerën e pronave, me qëllim përfitimi të paligjshëm.

 

Në një postim në mediat sociale të enjten në mëngjes, zoti Trump e quajti padinë “qesharake, ashtu si të gjitha rastet e tjera të ngritura kundër tij”.

 

Procesi gjyqësor në kuadër të padisë civile së ngritur nga zonja James është planifikuar të nisë në tetor. Nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje mes prokurorisë dhe palës së paditur, dëshmia e zotit Trump do të dëgjohet në gjyq./ VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Gjyq SHBA trump

Nga e njëjta kategori

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran, por nuk mund të largohet nga Irani

më shumë...

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina i kundërpërgjigjet sulmeve

më shumë...

Zjarret në qarkun e Dibrës, prefekti: Kanë qenë të qëllimshme, dëmet janë të mëdha

më shumë...

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:04

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran,...

12:03

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina...

11:59

Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në...

11:55

Real–Inter, të gjitha lëvizjet para supersfidës. Mungesa...

11:53

Zjarret në qarkun e Dibrës, prefekti: Kanë...

11:45

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e...

11:28

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet...

11:24

Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i...

11:22

Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra zjarri në...

11:05

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas...

10:47

Pagat e gjyqtarëve, administrata e Gjykatës së...

10:42

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi...

10:35

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi...

10:28

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të...

10:18

“Sa merr një kinez, nuk marrin 10...

10:18

Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, pas Locatellit edhe...

10:16

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon...

10:03

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, Gjykata: 1...

9:59

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht...

9:52

Një javë nga helmimi i banorëve në...

Më të klikuarat

  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • “Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësish...
  • Shkodër/ Përplasje me armë zjarri, vritet 24-vjeçari, plagos...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.