E shtunë, 31 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ish-ministri gjerman sulmohet nga një vajzë gjatë një takimi elektoral

Ish-ministri Gjerman i Fianancave dhe kandidati i Liberal Demokratëve të lire Christian Lindner është sulmuar me shkumë në fytyrë teksa mbante një fjalim elektoral.

Pamjet që bënë xhiron e rrjetit dhe ishin kryefjalë e mediave ndërkombëtare tregojnë momentin kur një vajzë e re i plas në fytyrë Lindner atë që dukej si torte por në fakt ishte shkumë rroje.

Reklamë

Vajza e cila sulmoi kandidatin për kancelar vinte nga radhët e partisë së tij. Ish ministri i Financave në Gjermani reagoi pas incidentit duke thënë se ai nuk u godit me krem torte por thjesht me shkumë sapuni duke ironizuar dhe duke thënë se ky sulm mund të ishte organziuar më mire që të merrte vëmendjen e duhur.

Zgjedhjet e Parakoshme për kancelar në Gjermani janë caktuar të mbahen në 23 shkurt pas rënies së koalicionit qeverisës të kancelarit Aktual Olaf Scholz i cili pushoi nga detyra Lindner.

Sondazhet e deri tanishme tregojnë favorite për të fituar Garën aleancën e Kristian Demokratëve me kandidat për kancelar Fredrich Merz (Fredrikh Merz).

Vazhdo të lexosh

Reklamë