Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 March 2026
Vizion fokus

26-vjeçari plagoset me thikë në Durrës, policia jep detajet

Analiza e DW/ Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i...

“Balluku çështje e mbyllur”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbaron...

Ukraina kërkon para e teknologji në këmbim të ofrimit...

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi...

“SHBA nuk është gati për marrëveshje”, Trump: Fundi i...

18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, i vetmi në...

EMRI/ Tritol agjentit të krimeve në Lezhë

Nuk e di nëse është gjallë, Irani i përgjigjet...

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani...

Ish kryebashkiaku i Memaliajt merret i pandehur nga SPAK, nën hetim edhe vartësit e tij (EMRAT)

11 Shkurt 11:20

SPAK ka dërguar në gjykim çështjen ndaj ish-Kryetarit të Bashkisë Memaliaj Gjolek Guci.

“Gjolek Guci, ish-Kryetar i Bashkisë Memaliaj, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka vënë nën hetim edhe vartësit e Gucit.

Edmonda Harizi, ish-Nënkryetare e Bashkisë Memaliaj, e akuzuar për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Feta Hoxha, ish-Drejtor i Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Memaliaj, i akuzuar për të njëjtën vepër penale;

Bersant Ylli, administrator i subjektit “Bersant Ylli”, i akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Hetimet kanë nisur mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit më 28.10.2024. Për këtë qëllim, më datë 04.11.2024 është regjistruar procedimi penal për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Objekt i hetimit ka qenë procedura e prokurimit “Ndërtimi i Ujësjellësit Rajonal për fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë-Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës dhe qytetin Memaliaj”, e vitit 2021, me autoritet kontraktor Bashkinë Memaliaj.

Nga hetimet ka rezultuar se Kryetari i Bashkisë Memaliaj, shtetasi Gjolek Guci, më 21 shtator të vitit 2020 ka nënshkruar kontratën e dhurimit me nr. 658/1 Prot., me operatorin ekonomik “Artreum Generation” sh.p.k., të përfaqësuar nga administratori A.Sh. Ndërsa projekti për zbatimin e ndërtimit të ujësjellësit rajonal është miratuar nga Kryetari i Bashkisë Memaliaj.

Fondi për objektin, në vlerën mbi 493 milionë lekë (493.183.572), ishte ndarë në zëra për ndërtim, montim, drejtimin dhe kolaudimin e punimeve. Vlera e miratuar ishte e njëjtë me vlerën e kostove në projektin e dhuruar nga shoqëria “Artreum Generation”, nënkontraktore e njërës prej kompanive fituese të tenderit.

Pas analizës së dokumentacionit të procedurës së prokurimit, është konstatuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Edmonda Harizi, Feta Hoxha, Bersant Ylli dhe titullari i autoritetit kontraktor (Bashkia e Memaliajt), shtetasi Gjolek Guci, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorë të tretë, duke kualifikuar dhe shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë “KEG” sh.p.k. & “ED Konstruksion” sh.p.k., të cilët kishin mangësi në dokumentacionin e paraqitur, veçanërisht në kriteret për kapacitetin teknik.

Gjithashtu, është pranuar nënkontraktimi me operatorin ekonomik “Artreum Generation” sh.p.k., i cili ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit, pasi kishte dhuruar projektin dhe kishte hartuar specifikimet teknike dhe nuk plotësonte kriteret ligjore për nënkontraktor.

Në datë 28.01.2026, është vendosur ndarja e procedimit penal nr. 216 në procedimin penal 216/1, për hetime të mëtejshme lidhur me zbatimin e kontratës, për të cilën kërkohet kryerja e veprimeve hetimore të mëtejshme.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Hetime Memaliaj SPAK

Nga e njëjta kategori

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

më shumë...

“Më shumë turistë nga lufta”, operatorët thonë se kriza në Lindjen e Mesme favorizon Shqipërinë

më shumë...

26-vjeçari plagoset me thikë në Durrës, policia jep detajet

më shumë...

Analiza e DW/ Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:36

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë...

3:13

“Më shumë turistë nga lufta”, operatorët thonë...

3:05

26-vjeçari plagoset me thikë në Durrës, policia...

2:53

Analiza e DW/ Nga ndërmjetësuese në spektatore:...

2:11

“Balluku çështje e mbyllur”, Berisha i përgjigjet...

1:59

Ukraina kërkon para e teknologji në këmbim...

1:44

Pak akses për të pamundurit, personat me...

1:24

Plotësimi i formularit A1, autoritetet u bëjnë...

12:44

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet...

12:14

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës,...

12:02

“SHBA nuk është gati për marrëveshje”, Trump:...

11:44

18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, i...

11:40

3 shenjat e zodiakut që u ngel...

11:23

EMRI/ Tritol agjentit të krimeve në Lezhë

10:55

Nuk e di nëse është gjallë, Irani...

10:33

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg,...

10:19

Porto Romano, Rama: Vital për Korridorin VIII,...

9:58

“Balluku”, Rama flet për votimin në Kuvend:...

9:49

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Finalizojmë...

9:27

Lufta në Liban, OKB bën thirrje për...

Më të klikuarat

  • EMRI/ E rëndë, 34-vjearja shqiptare humb jetën pasi u përpla...
  • Dy të dënuar humbin jetën në burgun grek të Koridhalosit
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Mars 2026
  • Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa...
  • 3 shenjat e zodiakut që u ngel hatri për gjërat më të vogla
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.