Subscribe

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës, Liridon Pula. Gjatë seancës ishte I pranishëm edhe zv/kryeministri Erion Braçe, I cili ka marrë në mbrojtje ish-drejtorin.

 

Braçe tha për mediat, se prokurori i kësaj çështjeje mbështet një grup kriminal në qytetin bregdetar dhe se ushtron presion ndaj punonjësve të shtetit.

 

Edhe pse nuk dha emra Braçe, theksoi se Reforma në Drejtësi duhet të verpojë me vendosmëri dhe t’I heq nga sistemi këta prokurorë e gjyqtarë.

 

“Është absurde që një punonjësi shteti i bëhet presion nga organi i akuzës në këtë mënyrë. Reforma në Drejtësi duhet të veprojë me vendosmëri, duke hequr nga sistemi këta prokurorë dhe gjyqtarë”, tha Braçe.

 

Prokurori i çështjes në fjalë është Arian Ndoja, ndërsa gjyqtare Besiana Gaxena dhe avokate Brunela Kullolli.

 

Një ditë më parë gjatë senacës plenare, kreu I qeverisë, Edi Rama pohoi se një prokuror në Durrës po bashkëpunon me bandat dhe po ushtron presion ndaj nëpunësve të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *