E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ish drejtori i doganave të Kosovës, emërohet këshilltar i Ramës

Kryeministri Edi Rama ka emëruar këshilltar të tij ish-drejtorin e doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna. Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka njoftuar në rrjetin social Facebook se Rafuna ka pranuar propozimin e tij si këshilltar në kabinetin qeverisës.

 

“Faleminderit Lulëzim Rafunës që pranoi rolin e këshilltarit në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë, pas një eksperience të suksesshme në drejtimin e doganave të Kosovës”, shkruan Rama në Facebook.

 

Lulzim Rafuna ka mbajtur detyrën e drejtorit të Doganave të Kosovës nga viti tetori i vitit 2013 e deri disa muaj më parë kur edhe u largua nga funksioni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë