Prokuroria e posaçme anti-korrupsion ka mbyllur hetimet për ish-drejtorin e burgut 313, Eduard Strugaj dhe ish-shefin e Logjistikës Florin Ahmetajn. Ata akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.
Akuzat u ngriten për shkak të shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes ne tendera.
Sipas prokurorise, zyrtaret e burgut dyshohet se përmes nje personi te trete i kanë marrë mbi 450 mijë lekë ryshfet sipërmarrësit Ilirjan Paço.
Në këmbim, biznesmeni do te fitonte një kontrate qiraje për të shitur kafe në mjediset e paraburgimit.
Nderkohe, dosja pritet të kalojë në gjykatë për gjykim.