Ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska u la në burg këtë të martë nga gjykata e Korçës.

 

Ai u arrestua dhe u shkarkua nga detyra tri ditë më parë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

 

Durim Toska u kallëzua nga bashkëshortja e tij për dhunë, por sot u njoftua që ajo është tërhequr nga padia.

 

Lexo edhe: Armë dhe dhunë, arrestohet drejtori i burgut të Fushë-Krujës

 

Ish-dretori i burgut ka sqaruar gjatë seancës gjyqësore se nuk ka ushtruar dhunë ndaj gruas, por vetëm sa kanë debatuar.

 

Ndërsa për armën pa leje që policia i gjeti gjatë kontrollit në banesë, durim toska u shpreh se nuk kishte dijeni./vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *