Enver Boriçi, ish-anëtar i Bandës së Lushnjes është qëlluar duke pirë kafe në lokalin e tij.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se Borici, 52 vjec sapo kishte hapur lokalin e tij dhe po pinte kafen herët ne mengjes.

Një person i maskuar I është afruar dhe e ka qëlluar me plumb në ballë, që e ka lënë të vdekur në vend.

Viktima është gjetur I ulur në një karrige të lokalit.

Autori ështgë larguar qetësisht duke humbur gjurmët.

Enver Boriçi është vëllai i Arben Boriçit, I dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar I Bandës së Lushnjes.

Ka dyshime të forta se edhe në këtë rast, kemi të bëjmë me larje hesapesh në lidhje me ngjarje të vjetra në këtë qytet që lidhen me përplasjet mes ish Bandës së Lushnjes dhe fiseve e grupeve të tjera në këtë qytet.

Anëtarët e mbetur të Bandës së Lushnjes dhe familjaret e tyre po goditen një e nga një në atentate të ndryshme të organizuara në vitet e fundit në këtë Lushnje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *