Subscribe

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa akuzon kreun e shtetit se po kërkon ti heqë të drejtën e dialogimit në Bruksel, kryeministrit Avdullah Hoti. Mustafa argumenton se rihapja e temës së asociacionit është e pashmangshme dhe se vetë presidenti Thaci e ka negociuar marrëveshjen e parë.

 

ISA MUSTAFA

KRYETAR I LDK

“As Thaçi tash nuk mund të thotë që zoti Hoti nuk guxon të dialogojë në Bruksel për punë të brendshme të Kosovës, në Bruksel nuk është delegacioni i cili dialogon për punë të brendshme të Serbisë por dialogon për relacionet që duhet të sqarohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke mos dhënë asnjë pjesë të sovranitet të vendit e as territorit të vendit por duke gjetur një zgjidhje e cila funksionon në mënyrë që Serbia ta pranojë Kosovën dhe Kosova-Serbinë. Por kurrsesi që të mblidhet Kuvendi dhe t’ia merr të drejtën kryeministrit të dialogojë në Bruksel, sepse ai duhet të dialogojë diçka, prandaj nuk është parimore dhe nuk është në rregull.”

 

 

Duke u ndalur në kritikat e opozitës mbi shfrytëzimin e liqenit të Ujmanit apo ndarjen e tij, Isa Mustafa shprehet se janë të pabaza.

 

“Nuk ka asnjë të keqe sepse për mua do të ishte shumë mirë në qoftë se ne do ta kishim gatishmërinë e SHBA-së dhe Gjermanisë që ato të bëjnë studime të fizibilitetit për shfrytëzimin e gjitha resurseve që Kosova i ka sepse kanë potencial shkencor, e profesional dhe kanë dije që të bëjnë atë punë më shumë se sa që kemi ne. Prandaj, nuk ka asnjë arsye që ne të frikësohemi nga kjo. Marrëveshja nuk është bërë për ndarjen e Ujmanit, nuk është bërë për pronën e Ujmanit është bërë vetëm për shfrytëzimin më efecient të ujërave të Liqenit të Ujmanit.”

 

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës nënvizon se kryeministri Hoti e ka rikthyer vendin në agjendën ndërkombëtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *