Lëvizja Vetëvendosje nuk është një zgjidhje e mirë për Kosovën. Kryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, tha se një parti populiste nuk i përshtatet një vendi demokratik.
ISA MUSTAFA
ISH KRYETARI I LDK-SË
“Për mua çdo rezultat që është rezultat populist, në çdo vend, edhe përpara në regjimet e tjera, edhe tani në demokracinë evropiane nuk është treguar në asnjë rast i mirë dhe i dobishëm për asnjë vend. Gjithsesi edhe për këtë rezultat, mendoj që asnjë herë politikat populliste të asnjë vendi demokratik nuk i kanë shërbyer..”
Edhe pse Vetëvendosja pati një fitore të madhe, Mustafa deklaroi se vendimi për të prishur koalicionin me atë parti ishte i duhuri.
“Nuk besoj që kemi bërë gabim si LDK që kemi prish koalicionin me VV-në, sepse kemi bërë shumë mirë dhe e kemi bërë për të ruajtur marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për ta ruajtur dinjitetin e partisë tonë.”
Lidhja Demokratike e Kosovës ne zgjedhjet e parakohshme u rendit e treta, me vetëm 13 për qind të votave. Një ditë pas shpalljes së rezultateve kreu i LDK-se njoftoi se do të dorëhiqej nga posti.
TITRA
ISA MUSTAFA: FITUAN POPULISTET
“NUK BEME GABIM QE PRISHEM KOALICIONIN ME ALBIN KURTIN”