Inzaghi, Giampaolo apo një i huaj? Stoli i Milanit vendoset në SHBA

Kush do të jetë trajneri i ri I Milanit? Kjo është pyetja që shqetëson dhe njëkohësisht kuriozon më shumë tifozët kuqezinj.
Në një kohë që është larguar Gattuso e po ashtu edhe drejtori sportive Leonardo, presidenca e Milanit pret një përgjigje nga Maldini të cilit I është ofruar rritja në detyre për të marrë postin e Leonardos. Sakaq Gazidis po vlerëson të gjithë alternativat e mundshme për postin e trajnerit.
Simone Inzaghi ka qënë deri në orët e fundit, kandidati me potencial por zërat që dalin nga mediat italiane dhe burimet që i lidhin këto zëra me Milanin, çojnë gjetkë. Njëra pistë është ajo e trajnerit të huaj, jo italian që preferohet nga grupi Elliot.
Në këtë listë janë trajneri i Portos, Sergio Conceicao, trajneri I Shakhtar Donetsk Paulo Fonseca dhe Rudi Garcia I cili sapo ka ikur nga Olimpik Marseille.
Por është dikush në grupin Elliot që preferon teknik italian dhe bëhet fjalë për presidentin Scaroni. Vec Simone Inzaghit, një emër goxha I pëlqyer është trajneri aktual I Sampdorias Marco Giampaulo. Pankina e Milanit do të zgjidhet me siguri në SHBA.




