Subscribe

Shtrenjtimi i çmimit të naftës dhe i materialeve të ndërtimit po vështirëson zhvillimin e investimeve publike.

 

Industria e ndërtimit thotë se është një nga sektorët që po e përjeton më shumë ndryshimin e çmimeve dhe për këtë arsye, kërkon nga qeveria të rishikojë kontratat për objektet publike, të cilat ishin lidhur para krizës.

 

ILIR HEBOVIJA

KRYETAR, SHOQATA E NDERTUESVE

 

“Problemi jonë kryesor për të cilën i kemi drejtuar një letër qeverisë, ka të bëjë me kontratat publike, të lidhura para krizës, ishin në proces dhe nuk ishte parashikuar kjo situatë ku lufta në Ukrainë e ka shfazuar komplet tregun e çmimeve. Nga ana e investitorëve shtetërorë, kërkohet zbatimi i kontratave me çmimet e vjetra, pa marrë parasysh indeksimin e kësaj situate të jashtëzakonshme. Kryesisht investimet në Shqipëri, me investitorë të huaj i referohen një kontrate shumë të rëndësishme të miratuar nga gjithë Evropa që është kontrata Fidik, që parashikon në të gjitha rastet edhe mënyrën sesi palët detyrohen ndaj njëri-tjetrit, kanë edhe rastin e krizave të jashtëzakonshme, kur çmimet pësojnë ndryshime, luhatje, nga ajo e parashikuar në fillim në lidhje të kontratës.”

 

Ndërsa nga qeveria pritet një reagim, ndërtuesit flasin për vonesa të mundshme në dorëzimin e veprave publike, por edhe për ndërprerje të punimeve.

 

ILIR HEBOVIJA

KRYETAR, SHOQATA E NDERTUESVE

 

“Në të dyja rastet është një opsion për t’u prekur është e pamundur të vazhdohet me këto çmime. Duhet t’i shtyjmë në kohë, të mos llogarisë kohën që ne po futemi në bisedime për ndryshimin e jashtëzakonshëm të çmimeve që kemi pasur në kontratat e lidhura me investitorët publikë. Kërkojmë që qeveria të mund të rishikojë listën e çmimeve, respektimin e afateve deri në marrjen e vendimit mes dy palëve, të mos e quajë si vonesë këtë periudhë kur është gati e pamundur të punohet.”

 

 

Lëndët e para për ndërtimin janë shtrenjtuar me deri në 20% dhe sipas Shoqatës së Ndërtuesve, nëse vijohet të punohet në këto kushte, kompanitë do të dalin me humbje dhe nuk do të paguajnë dot pagat e punëtorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *