Investimet ne energjetikë ne qarkun Lezhë për vitin 2018 do te kenë ne fokus zonat turistike. Ministri Damian Gjiknuri duke inspektuar  nënstacionin e këtij qyteti tha se janë investuar 5 mln dollarë dhe ky fakt sipas tij ka shmangur përmbytjen e nënstacionit. Investimet kane përfshirë edhe kabinat elektrike duke përmirësuar furnizimin  me energji te zonës.

 

Sipas ministrit Damian Gjiknuri vëmendje me e madhe do ti kushtohet zonave bregdetare dhe turistike me qellim  shmangien e avarive te mundshme. Sa i përket sektorit ne tërësi, ministri tha se 2018-a do te jete viti i thellimit te reformës energjetike me qellim rimëkëmbjen e plote te sektorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *