Investimet e huaja janë një çështje që ka qenë dhe do të mbetet pjesë e debatit politik mes opozitës dhe shumicës.

 

Prej vitesh opozita këmbëngul se investimet e huaja më të mëdha në Shqipëri datojnë nga koha kur e djathta ishte në pushtet, pra 6 vjet më parë e më herët.

 

Nga ana tjetër eksponentët e shumicës pretendojnë se vitin e kaluar u shënua shifra më e lartë, mbi 1 miliardë euro investime të huaja.

 

Për të dhënë më shumë detaje për këtë dhe aktualitetin politik në vendin tonë këtë të martë ka qenë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, deputeti  i PS-së Ervin Bushati.

 

PD-ja vëetëlëvdohet me investimet e huaja si TAP, po Partia Socialiste me çfarë krenohet?

 

Si fillim më vjen mirë që flasim për një ekonomi shqiptare që ka parametra makroekonomik shumë të mirë, kemi një rritje ekonomike kemi 4.3 %, defiçitin buxhetor shumë të ulët, borxhin kombëtar drejt rënies, inflacioni është nën kontroll, normat e interesit janë më të ulëtat ndonjëherë në treg dhe nga Banka e Shqipërisë, dhe shikojmë një rreth virtuoz ku ekonomia mund të rritet dhe turizmi mund të jetë një potencial i vërtetë. Investimet nuk janë as të PS-së as të PD-së ne jemi parti politike dhe nuk investojmë, vetëm krijojmë kushte që të investohet sa më mirë dhe patjetër që Shqipëria në trendin e saj në një sërë vitesh të marra bashkë është gjithnjë e më e besueshme për tu investuar. Ato investime nuk erdhën se i mori Berisha, tjetri apo tjetri, gjithmonë e më shumë që Shqipëria është e besueshme si partner do të kemi investime që do të shkojnë drejt rritjes, dhe sot kemi shifrën që për herë të parë kalojmë 1 miliardë euro në vit investime. Janë një sërë investimesh që variojnë nga energjia, janë hidrokarburet që është e dyta dhe pastaj vjen turizmi, të ndara pikërisht në këtë poporcion dhe mendoj se turizmi është një motor i ekonomisë shqiptare. Shqipëria një vend i vogël mes Evropës dhe buzë mesdheut mund të jetojë me turizmin dhe turizmi ka arritur rekord, dhe nëse ne vijojmë me këto ritme duke u rritur me 20% në vit, patjetër që ekonomia shqiptare shumë mirë mund të funksionojë me turizmin duke u ndërlidhur edhe infrastruktura edhe agroturizmi, bujqësia dhe të gjitha bashka ta kthejmë turizmin në një mënyrë jetese për të gjithë shqiptarët.

 

Zoti Bushati, investitorë strategjikë prej sot  në Shqipëri është edhe grupi ‘Conkord”, është një investim i rëndësishëm në fushën e turizmit. Në Shqipëri a mund të zhvillohen degë të tjera të ekonomisë apo definitivisht e majta është e bindur që turizmi është e ardhja e vendit?

 

Ne nuk japim dekorada dhe në sensing që e quajmë investitor strategjik, kemi bërë të gjitha kushtet kemi ndryshuar të gjithë legjislacionin që të përfitohet me të vërtetë kur investohet në përmasa të tilla në vendin tonë, kemi ulur tatim fitimin, kemi ulur TVSH për turizmin e kemi bërë 6 %, kemi hequr taksën e infrastrukturës për ata që janë investitorë strategjikë, dhe shumë lehtësira të tjera që janë për të joshur investitorët në Shqipëri.

 

Masat për të cilat opozita thotë se këto janë marrëdhënie klienteliste me oligarkët e ndryshëm në vendin tonë që janë pranë qeverisë.

 

Opozita në kënvështrimin tim ka kohë që nuk bën sens, dhe hapi i fundit për diegien e mandateve ishte komplet pa sens. Në qoftëse opozita thotë nga një krahe se ne kemi rritur tatim fitimin nga 10-15% dhe nga kjo penalizohen kompanitë më të mëdhaja, atëherë si qenkemi ne bashkë me oligarkët, kjo është non sens ose do të jetë njëra ose tjetra. Ajo që ne kemi bërë është se kemi zhvendosur barrën fiskale më shumë te  kompanitë e mëdhaja tek ata që ne në filozofinë tonë të majmë mendojmë se tek ai që përfiton më shumë nga ekonomia duhet që të kontribojë edhe më shumë, por për 97 % të qytetarëve shqiptarë kjo ka vajtur në favor të uljes së tatim fitimit dhe rritjes së të ardhurave.

 

PS-ja të shtunën bëri mitingun e madh para elektoral ose elektoral mund ta quajmë një ofertë për opozitën që të ulen bashkarisht për të miratuar reformën zgjedhore por deri më sot nuk ka asnjë përgjigje nga opozita përveçse shpalljes së datës për protestën e radhës.

 

Ne jemi dy herë të përgjegjshëm si partia më e madhe në vend dhe si mazhorancë, fakti që opozita nuk po bashkëpunon jo vetëm me ne por nuk po dëgjon as partnerët tanë strategjikë ndërkombëtare, amerikanët, bashkimin Evropian, gjermanët, OSBE-Odir, NATO-n na bën disa herë më të përgjegjshëm pasi demokracia është një sistem balancash dhe ne jemi të gatshëm që të dëgjojmë. Ka pasur një investim të taksapaguesve të OSBE-Odir duke sjellë në tryezë një reform zgjedhore më të mirën që ka parë Shqipëria, gjithahstu jemi të hapur që të dëgjojmë pasi nuk mund të themi se nuk I kemi votat,, por do të presim për të miratuar një reform në të mirë të shqiptarëve. Nuk mund të mbëhet peng ekonomia, demokracia dhe shoqëria shqiptare për një forcë që bën shurdhin dhe i ka hyrë një rruge pa kryer.

 

Në këto kushte duke parë dhe pozicionimet e palëve, vëzhguesit le të themi të paanshëm e shikojnë të ardhmen politike si një përplasje të vështirë dialogun, me opozitën jashtë parlamentit gjithmonë nëse do të jemi në këto opozita si sot. Si mendoni ju?

 

Unë mendoj se jemi në një moment që duhet të tregohemi vendimarrës dhe të përgjegjshëm, nuk jemi këtu për tju pëlqyer të gjithëve po të bëjmë të drejtë atë që në radhë të parë është për demokracinë dhe shoqërinë. Nuk mund të tradhëtojmë parimin bazë të demokracisë që qeverisja mazhoranca zhgjidhet me votë, as mbi tavolinë, as nën tavolinë e jo më me marrëveshje mes palëve politike. Qytetarët shqiptarë janë të vetmit që mund ta zgjedhin mazhorancën ata e kanë zgjedhur në 20177 dhe zgjedhjet e tjera në 2021 që besoj është më e rëndësishme strukturalisht edhe për shqiptarët që të dihet se njehërë në 4 vite votohet. Ne jemi qeveri legjitime, parlament legjitim I njohur nga të gjithë ndërkombëtarët, dhe nuk e di që dikush mund të thotë të kundërtën dhe se kë dëgjon zoti Basham base ka ndonjë informacion që vjen përtej NATO-s apo vendeve partnere, port ë gjithë ata që e njohin demokracinë shqiptare e njohin parlamentin legjitim dhe ne duhet të ruajmë të drejtën bazë parlamenti zgjidhet me votë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *