Banoret e Peshkopisë, se shpejti do te kenë një qendër shëndetësore te rinovuar dhe me aparatura te bashkëkohore. 600 mije euro po financon Ministria e Shendetesise per rikonstruksionin total te godinës dhe pajisjen me aparatura. Ministri i shendetesise Ilir Beqaj gjate një vizite ne qytetin verilindor, aty ku po zhvillohet dhe fushata per kreun e ri te Bashkisë, premtoi përmirësim te shërbimit përfshi edhe urgjencat. Investime po kryhen edhe ne qendrat shëndetësore te Maqellarës dhe Kastriotit. Ndërkohe, javën e ardhshme nis funksionimi i shërbimit te urgjencës sipas skemës se re. Ambulancat nuk do te jene me te stacionuara vetëm pranë spitalit, por edhe ne pika te tjera per te shkurtuar kohen e mbërritjes se pacienteve ne spital.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *