Kryetari i bashkime se Tiranë Erion Veliaj ka premtuar rikonstruksionin e stacioneve te zjarrfikësve gjate vitit te ardhshëm. Ndërsa shpërndanin dhurata për fëmijët e zjarrfikësve, Veliaj vlerësoi punën e tyre veçanërisht gjate situatës se përmbytjeve pak jave me pare.
“Fakti që kemi kaluar shumë sfida, si me zjarret, me përmbytjet, pa viktimat që keni parë në qytete shumë më të zhvilluara të Bashkimit Europian dhe të Amerikës, nuk është falë mjeteve të sofistikuara, por falë sakrificës së zjarrfikësve, sepse potencialin njerëzor nuk ka makineri që e zëvendëson dot.”
Përveç investimeve për përmirësimin e mjeteve, Bashkia ka vendosur te rrisë pagën e ti shpërblejë punonjësit e zjarrfikësve.
“Më vjen mirë që për herë të parë po vëmë dinjitetin e zjarrfikësit në vend. Qyteti i Tiranës e mbajti fjalën. Besoj është e drejtë, është në dinjitetin e gjithë bashkive të tjera, që kur vjen puna tek zjarrfikësit, të jenë të parët që shpërblehen dhe kompensohen për mundin dhe sakrificën e tyre”.
Veliaj ka falenderuar zjarrfikësit për çdo jete te qytetareve qe kane shpëtuar gjate këtij viti.