Subscribe

International Champions Cup ka dhuruar nje nga befasitë me te mëdha te këtij turneu prestigjioz qe po transmetohet ne platformën Tring. Liverpuli ka befasuar te gjithë opinionin sportiv, duke shkatërruar 4 me 0 Barcelonën, e cila luajti ne ketë sfide me pjesën më të madhe të titullarëve. Një leksion i vërtetet futbolli që ka bërë xhiron e mediave me te mëdha sportive ne bote. Natyrisht në fund të fundit, bëhet fjalë vetëm për një miqësore, por që nga koha kur katalanasit shkatërroheshin nga Barcelona ne Champions ne vitin 2013, nuk kishin pësuar me humbje te tilla shokuese. Spanjollet u nënshtruan nga të kuqte që pas 15 minutash loje kur pas nje zbritje te shpejte Mane arriti te realizoje golin e avantazhit, duke çuar ne ekstaze shumicën e 89 mije te pranishmeve ne mitikun Wembley. Reagimi i Barcelonës është i vaket dhe vetëm një shtylle e Messit nuk mjaftoi. Në pjesën ë dytë Bluagrnat që në start kapitullojnë. Masherano është i pafat ne nje devijim te topit ne portën e tij, ndërsa pak sekonda më vonë Origin trefishon shifrat. Te besuarit e Jurgen Klop shënojnë edhe golin e katërt me Grujic, duke bërë me dhimbje koke katalanasit 2 jave para fillimit të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *