Zgjati diçka më shumë se 24 orë kryesimi i kampionatit Italian nga Juventus. Kjo për shkak se Inter mundi Frosinonen në duelin përmbyllës të javës së 12, transmetuar në Tring, dhe u kthye e vetme në krye, 2 më shumë sesa bardhezinjtë.
Sukses jo i vështirë për ziklatrit të cilët dominuan totalisht ndeshjen vetëm se gjetën përballë portierin mik në superformë. Fillimisht ishte Turam që humbi një mundësi për të zotët e shtëpisë, pastaj Lautar Martinez në minutën e 18 u ndal nga një super Donati. Për të ardhur tek kulmi i ndeshjes.
Minuta e 43 kur Di Marko nga vija anësore praktikisht diçka më pak sesa mezi fushës duke parë daljen e portierit mik goditi dhe shënoi një gol mbresëlënës, absolutisht ndër më të mirët e këtij sezoni deri tani. Në fillim të pjesës së dytë pas një inkursioni personal , Turam pati një kontakt me Monterizin që u vlerësua si penallti ndonëse pamjet treguan një vendim bujar të gjyqtarit duke qenë se sulmuesi francez më shumë e kërkoi vetë kontaktin. Nga e pika e bardhë gjithsesi i pagabueshëm, Calhanolu i çoi shifrat në 2 me 0 dhe Interi që ngjitet në 31 pikë pas 12 ndeshjesh.
Barazim i thatë pa gola në derbin e madh të kryeqytetit transmetuar në Tring , Lazio dhe Roma. Ndeshje me dy pamje. Në të parën shumë më mirë Lazio e cila i shkoi golit afër në tre raste , dy herë me Luis Alberton që goditi edhe shtyllën si dhe Romanjoli që u ndal nga portieri. Ndërsa Roma pati një moment me Karsdorp. Në të dytën më mirë skuadra e Murinjos, por rastet e pastra munguan. Dy ekipet e kryeqytetit mbeten pas në renditje, Roma me 18 pikë dhe Lazio me 17.