Subscribe

Një kompani shqiptare është ofruar për të ndërtuar rrugën Kardhiq- Delvinë, pjesë e kësaj oferte është edhe ndërtimi i një tuneli në gjatësinë e saj.

Oferta është duke u shqyrtuar nga ministria përkatëse, e cila thotë se ky segment do të finalizohet nëpërmjet programit 1 mld euro.

Aktualisht rruga është në gjendje të mjerueshme, pasi që nga viti 2009 e deri më sot në të nuk është investuar asnjë lek.

 

Ky aks mbart një rëndësi të veçantë. Ai jo vetëm që është një shqetësim për banorët e zonës, por mbi të gjitha e ka kthyer udhëtimin drejt Sarandës në një makth të vërtetë për shoferët.

 

Rruga Kardhiq Delvinë është e gjatë 34 km. Në mandatin e parë të qeverisë Berisha u ndërtuan vetëm 7.6 km. Por që nga ajo kohë e deri më sot rruga është lënë në harresë. Ndonëse qeveria e konsideron turizmin si sektor strategjik, rrugët që të çojnë drejt destinacioneve të tilla mbeten problematike. Nuk ka ende një afat konkret nëse kjo ofertë do të përfundojë vlershmin, por deri sa kjo të ndodhë, në rastin më të mirë edhe për dy sezone të tjera turistike rruga drejt Sarandës do të jetë shqetësimi i çdo turisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *