Aplikimet për nismën e quajtur ‘Paketa e Maleve’ e prezantuar nga qeveria si një mundësi e mirë për të investuar ne bujtina në zonat rurale, duket se po ecin me ritme të shpejta.
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në një postim në facebook, ku ka publikuar shifrat konkrete të aplikimeve si dhe ka përsëritur thirrjen për investitorët.
“Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë. Të gjithë emigrantët posaçërisht, po edhe të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në mal a në zonat kodrinore të vendit, për një bujtinë, një agroturizëm, një hotel malor, një fermë apo një linjë agropërpunimi, janë të ftuar të aplikojnë dhe ndërtojnë ME LEJE, duke përfituar nga mbështetja e qeverisë dhe linja e kredisë së butë të Bankës së Shqipërisë”, shkruan Rama.
Paketa e Maleve” është ligji i ri i miratuar për investime në zonat malore, e ofruar për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në tokën e tyre.
Nisma për “Paketën e Maleve” përmes projektit “Investo në tokën tënde”, synon të tërheq investimet në zonat malore të vendit. Paketa synon të zhvilloje aktivitetet ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit me mbështetjen e qeverisë./vizionplus.tv





