Subscribe

Ndryshe nga vitet e kaluara, inxhinieria qëndron në krye të renditjes së degëve më të preferuara nga maturantët e vitit shkollor 2021-2022, duke lënë kështu pas mjekësinë dhe ekonominë. Dekani i fakultetit të inxhinierisë elektrike tregon se krahasuar me një vit më parë, kemi të bëjmë me dyfishim të regjistrimeve vetëm gjatë raundit të parë.

 

PROF. ASOC. ASTRIT BARDHI

DEKAN FAKULTETIT TË INXHINIERISË ELEKTRIKE

 

Janë regjistruar rreth 70 nga tre drejtimet, në raundin e parë vjet kishim rreth 40 dhe kjo besoj se ka të bëjë me ndërgjegjësimin e maturantëve. Kemi 20 kuota të lira për energjetikën dhe nga 15 kuota  për mekatronikën dhe  automatizimin e industrisë.

 

Bardhi shton se një tjetër ndryshim që vihet re këtë vit është edhe shtimi i vajzave që zgjedhin këtë degë, duke bërë që inxhinieria të mos mbetet tabu për to.

 

 

PROF. ASOC. ASTRIT BARDHI

DEKAN FAKULTETIT TË INXHINIERISË ELEKTRIKE

 

Është rritur numri i vajzave që aplikojnë dhe janë fitues te ne. Dikur, para 10 vjetësh kishin 10%.

 

Në fakultetin e inxhinierisë mekanike kanë mbetur shumë pak kuota të lira, kjo për shkak të interesit të lartë si nga djemtë, ashtu edhe nga vajzat.

 

 

PROF. ASOC. KLODIAN DHOSKA

PEDAGOG, FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

 

Inxhinieria mekanike dhe ajo tekstile ka pasur shumë regjistrime krahasuar me ato të vitit të kaluar. Dega kryesore është inxhinieria mekanike, nga 145 kuota janë 112, pastaj ajo tekstile dhe moda ku janë plotësuar rreth 45% të kuotave, pastaj vjen inxhinieria ekonomike dhe materiale që lidhet edhe me tregun e punës.

 

Departamenti i arkitekturës dhe ai i teknologjisë së informacionit kryesojnë në listën e degëve inxhinierike më të kërkuara në universitetin Politeknik të Tiranës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *