Interi nuk i ndahet Napolit kryesues të kampionatit Italian. Zikaltërit fituan 3 me 2 në shtëpi ndaj Torinos në duelin e javës së 7 transmetuar në Tring dhe rikthehen të jenë -2 pikë nga skuadra e Contes e cila udhëheq serinë A me 16 pikë.
Ndeshja në San Siro u kondicionuar shumë nga episodi i minutës së 20, kur Maripan u nxor jashtë më të kuqe pas një ndërhyrje brutale kundër Markus Turam, episod ku iu desh gjyqtarit ta rishihte episodin në video-monitor, sinjalizuar nga sistemi VAR. menjëherë pas avantazhit numerik, Zikaltërit deri në atë moment jo të rrezikshëm në portën mike, nisën të rrisin dominancën ndaj Torinos dhe kaluan në avantazh në minutën e 25 përmes një gjuajtje me kokë të Markus Turam.
Francezi ishte njeriu i ndeshjes çka e dëshmoi 10 minuta më vonë përmes golit të dytë sërish me kokë. Gol që nuk mori entuziazmin e duhur, pasi u sfumua nga shkurtimi i diferencave nga Duvan Zapata vetëm pak sekonda më vonë. Skuadrat shkruan në dhomat e zhveshjes me 78% mbajtje topi të Interit, diferencë e madhe e ndikuar nga disavantazhi numerik i skuadrave.
E njëjta situatë ishte edhe në pjesën e dytë kur sërish Markus Turam realizoi për Zikaltërit në San Siro. Në fund Torino në të paktat episode në zonën vendase, fitoi një penallti e cila u kthye në gol nga Vlasic. Vec humbjes së dytë radhazi, keqardhje më e madhe e miqve ishte dëmtimi që dyshohet se është i rëndë për kapitenin Duvan Zapata. Fundjavë e suksesshme edhe për Atalantën e Berat Gjimshitit.
Pa liderin e prapavijës, kapitenin kuqezi që u dëmtua në Champions. Bergamaskët nuk e patën të vështirë të nënshtronin 5 me 1 ndaj Xhenoves në fushën e tyre. Protagonist i madh, ai i cili deri pak muaj më parë ishte lider i sulmit xhenovez, Mario Retegi, i cili i shënoi tre gola ish-skuadrës së tij. Ederson dhe De Ron kompletuan goleadën. Atalanta ngjitet në kuotën e 10 pikëve, në mesin e tabelës./vizionplus.tv





