E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter në gjysmëfinalen e Europa League/ Zikaltrit mposhtin Leverkusen, United fiton ndaj Copenhagen

Interi dhe Manchester United janë dy skuadrat e para që  kanë prerë një biletë në gjysmëfinalen e Europa League.

Të besuarit e Contes mposhtën gjermanët e

Reklamë

Bayern Leverkusenit më shifrat 2-1. Barila e Lukaku shënuan që në fillim të takimit , ndërsa talenti Haverts realizoi golin e vetëm për Leverkusen por një gol që shërbeu vetëm për statistikë për gjermanin pasi ndeshja u mbyll me rezultatin final 2-1 për italianët. Kështu, Interi do te përbalet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Shaktar Donjetsk-Bazel.

Nga ana tjetër, dhe Manchester United bëri detyrën përballë Kopenhagenit duke fituar me rezultatin 1:0 falë golit të Bruno Fernandes.

Reklamë

Anglezëve iu duhej shtesa e takimit për të zhbllokuar ndeshjen pasi 90 minutat e para përfunduan me rrjeta të pa prekura.

Djajtë e kuq do te presin në gjysmëfinalen e 16 gushtit  fituesin e ciftit Ëolverhampton-Sevilja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë