Një fitore dramatike e siguar vetëm në minutëne 93 kundër Verones, me jo pak polemika, i dha mundësi Interit ta niste sa më mbarë vitin 2024, e jo vetëm por të shtonte avantazhin ndaj Juventusit në plus pesë pikë, në pritje të ndeshjes që bardhezinjte do të kenë të dielen pasdite kundër Salernitanes. Sukses jetik për ziklatrit që tregojn edhe njëherë në këtë sezon se dinë të marrin maksimumin edhe në ndeshje të komplikuara. Skuadra e Inzagit rigjeti nga fillimi Lautaro Martinez, bomberin e vet i cili madje kaloi të zotët e shtëpisë në avantazh që në minutëne  12.

Deri në fund të pjesës së parë asgjë nuk ndryshoi më pavarësisht ndonjë përpekje të bastonit, Mikitarian apo edhe të miqve, por pa sukses.

Verona provoi edhe në startin e të dytës me Suslov por gjuatja e tij shkoi jashtë. E megjithatë Inter u shokoua në minurtën e 74 kur Henri arriti të barazonte rezultatin duke e vënë në jo pak vështirësi skuadrën vendase.  Kryesuesit shtuan presionin dhe iu afruan golit në dy raste me Arnautovic por pa ia dalë dot mbanë.

Në minutën e  93 ishte edhe episodi kyç.  Fratesi shënion për Interin pas një aksioni ku bastoni goditi shtyllën e ku miqtë pretenduan për një faull të zikalterve në zonën e tyre. Por nuk mbaron me kaq. Në minutën e 100 Verona ka shansin të shënojë nga pika e bardhe e penalltisë, por Henri kësaj radhe gabon duke i dhënë jetë festës së madhe të Interit në San Siro pasi me këtë fitore skuadra milaneze shpallet edhe kampione e dimrit pavarësuist sesi do të shkojë ndeshja Salernitana-Juventus./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *