E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter gabon në mbyllje të vitit, zikaltrit ndalen nga Genoa, Napoli në krizë rezultatesh

Inter nuk mundi të mbyllë me fitore vitin kalendarik 2023. Ziklatrit u ndalën në një barazim 1 me 1 në transferte kundër Xhenoves në duelin  e javës së 18 të kampionatit italian.

Dy pikë të lëna për ekipin e Inzagit që i japin mundësi Juvenrtusit të afrohet në rast se mund sonte në mbrëmje Romen në ndeshjen më të rëndësishme të javës.

Ashtu si u zhvillua ndeshja në Marasi, barazimi ishte rezultat mëse i merituar.

Të zotët e shtëpisë luajtën shumë mirë në pjesën e parë, duke mos e lejuar skuadrën kryesuese të dalë në lojën e vet.

Reklamë

Mirëpo pavarësisht kësaj, rezultatin e zhbllokuan lojtarët e Interit përmes Arnautovic në minutën e 43, një lojë fëmijesh për austriakun për ta shtyre topin në rrjete pas shtylles së bareles, ndonëse vendasuit kontestuan një faull sipas tyre të Bisek në zonë.

Mirëpo emocionet në pjesën e partë nuk u mbyllen me kaq pasi në minutën e  7 shtese ishte Dragushin që barazoi me kokë.

Në pjesën e dytë Interi rriti lojen, krijoi më shumë volum loje, mirëpo la edhe hapësira pas ku mund të ishte ndëshkuar sërish.

Në fund skuadra e Inzagit u kënaq me një pikë përballë një kundërshtari që në stadiumin e vet ka ndalar edhe Napolin dhe Romën në këtë edicion.

Në duelet e tjera të së premtes spikati barazimi pa gola mes Napolit dhe Monxes, një rezultat që tregon vështirësite e mëdha në këtë edicon të kampioneve në fuqu të Italisë të cilët madje ishin më fat pasi Monxa humbi edhe një penallti.

Super pjesë e par e sezonit për Fiorentinen që u ngjit në kuotën e 33 pikëve duke mundur Torinonen 1 me 0 ndërsa Lazio e mylli vitin duke fituar me përbysje 3 me  kundër Frozinones./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë