Icardi dhe Inter janë shumë afër zgjatjes së martesës mes tyre.

 

Pas deklaratave të Wanda Narës se bomber do të qëndroje tek Inter, mesa duket është vetë presidenti Zhang që është impenjuar personalisht që të zgjidhe këtë problematike që mban peng ambjentin zikalter prej kohësh.

 

Icardit I është ofruar një pagesë vjetore prej 7 milion euro neto në sezon, cka do të thotë që ai do të përfitonte 2.5 milion euro më shumë në vit sesa merr aktualisht.

 

Duket se Icardi dhe gruaja e tij menaxherët i kanë ulur pretendimet pasi fillimisht kërkonin 9-10 milion euro në sezon, gati dyfishin e asaj aktuale.

 

Por vec sulmuesit do të përfitojë edhe klubi pasi klauzola e largimit të tij nga Inter do të jetë plot 180 milion euro, ose 70 milion euro më shumë sesa shifra aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *