E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Inteligjenca Artificiale në shërbim të shtetit, Rama i beson “Diellës” fondet publike: 100% të pakorruptueshëm

Ilustrim · Vizion Plus

Në kuadër të prezantimit të qeverisë së re gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfshirjen e një figure novatore në administratën shtetërore: Diella, një sistem i krijuar nga Inteligjenca Artificiale, që do të ketë rol aktiv në proceset e qeverisjes.

Rama e cilësoi Diellën si “shërbyesen e prokurimeve publike”, e cila synon të eliminojë korrupsionin dhe të garantojë transparencë të plotë në menaxhimin e fondeve publike.

Tenderat janë nxjerrë përfundimisht jashtë ministrive. Diella është shërbyesja e prokurimeve publike. Tenderat janë 100% të pakorruptueshëm. Çdo fond është 100% i lexueshëm  kjo është një nga detyrat e Diellës,” deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, Diella nuk do të ketë kufij gjeografikë dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të decentralizuar, si pjesë e përpjekjeve për digjitalizimin dhe modernizimin e shtetit.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh