Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka kërkuar më shumë punë nga Shqipëria në fushat ku raport i progresit të KE ka evidentuar se kanë nevojë e për përmirësime.

I pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Soreca tha se klasa politike duhet të dyfishojë përpjekjet për integrimin duke pasur si udhërrëfyes progres raportin e KE.

“Rekomandimet që jepen në raportin e KE identifikojnë fushat për të cilat duhet të ketë më shumë punë, si historiku për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat e pakicave janë një udhërrëfyes jo vetëm për qeverinë por dhe gjithë institucionet që të fokusohen gjatë javëve në vijim. Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj, të ketë atë shndërrim socio-ekonomik që i duhet vendit dhe të bëhen bashkë të gjithë aktorët nga pjesët e ndryshme të politikës në Shqipëri dhe gjithë segmentet e shoqërisë dhe kjo është vlera e shtuar që sjell Këshilli Kombëtar. Procesi i integrimit po ndodh çdo ditë këtu në Shqipëri. BE mesatarisht i jep Shqipërisë çdo vit 100 mln euro duke kontribuar për këtë transformim të gjithë sektorëve të shoqërisë. Ky investim që gjatë 15 viteve të fundit ka arritur shifrën 1.5 miliard euro në grante, donacione, para të dhëna, ka ndërtuar infrastrukturën madhore të Shqipërisë”, tha Soreca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *