Politikë
Integrimi i Shqipërisë në BE, Hoxha: Është investimi më i madh i vendit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë fjalës që mbajti në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, tha se rruga e integrimit është përshpejtuar ndjeshëm.
Kryediplomati shqiptar theksoi se rruga drejt Evropës është investimi më i madh i vendit.
“Evropa është investimi ynë më i madh. Ballkani nuk është kopshti mbrapa i BE-së. Integrimi evropian dhe zgjerimi nuk mund të jenë dy biseda të ndryshme.
Rruga drejt BE është shpejtuar shumë. Ne do vazhdojmë të zbatojmë rregullat dhe standardet evropiane”, theksoi ai.
Ai u bëri thirrje investitorëve që të shfrytëzojnë mundësitë që ofron jo vetëm tregu shqiptar, por edhe ai i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




