E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Integrimi/ Çuçi pret ambasadorin Soreca: BE, partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi priti këtë të enjte në një takim ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çuçi tregoi se u prekën kryesisht çështje që lidhen me rendin, sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar.

Po ashtu, ata biseduan edhe për punën përgatitore të zgjedhjeve të 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces.

“Prita sot në një takim Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z.Luigi Soreca. Diskutuam për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në çështje të interesit të përbashkët që lidhen me rendin, sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe ndihmën në kuadër të programit IPA III. Biseduam gjithashtu për punën përgatitore të zgjedhjeve të 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces. Bashkimi Europian mbetet një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe anëtarësimin e plotë në union.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë