Ambasadori portugez, Pedro Nono Bartolo deklaroi gjatë një interviste në Vizion Plus se Portugalia është mbështetëse e fortë jo vetëm e Shqipërisë, por e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

“Do të thoja që termi “detyrat e shtëpisë” tingëllon si shprehi kujdestarie dhe mua nuk më pëlqen. Ka punë për tu bërë nga të dy palët dhe siç e dini e ardhmja evropiane për Shqipërinë, në këndvështrimin tim, nuk është një çështje ku ka ndarje brenda Bashkimit Europian, ka një konsensus të gjerë për të.  Këshilli ka rëndë dakord për negociatat dhe ajo çfarë mund t’u them është që Portugalia është shumë mbështetëse për këtë objektiv për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për Shqipërinë. Portugalia jo shumë kohë më parë ishte vet e përfshirë në këto negociata si këto lidhur me zgjerimin dhe anëtarësimin, kështu që i kuptojmë vështirësitë, e kuptojmë frustrimin dhe ajo çfarë mund tu them është se i dimë shumë mirë si punën e vështirë që bëhet, sfidat por edhe përfitimet që shtetet mund të kenë nga integrimi evropian. Por është një proces ku fitojnë të dyja palët.”

Më tej, diplomati dha një mesazh për të gjitha vendet skeptike për Shqipërinë dhe vijimin e mëtejshëm të procesit të integrimit.

“Nëse do ta marrim të vërtetë që disa vende janë skeptike për rrugën evropiane të Shqipërisë, ajo që dua të them është që Shqipëria për mua është një vend evropian. Kur lexoj Ismail Kadarenë, është një shkrimtar evropian. Kur dëgjoj Ermonela Jahon, është një këngëtare evropiane dhe shumë e talentuar madje. Ibrahim Kodra ishte një piktor evropian, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ajo që ka rëndësi është që çdo vend të marr angazhimet për projektin Europian. Angazhimet e Shqipërisë, angazhimet tona ndaj të mirës së përbashkët dhe për të kuptuar që zgjerimi është një që e mirë për të ardhmen tonë, sigurinë tonë dhe rritjen tone.”

Për të gjithë ata shqiptarët që nuk besojnë se integrimi do të ndodhë shpejt, diplomati ka një këshillë:

“Kini durim, vijoni punën tuaj të mirë dhe të vështirë, besoni në përfundimin e këtij procesi. Kjo situatë pandemie që na ka përfshirë për më shumë se 1 vit tashmë, dhe ku Shqipëria u prek vetëm pak pas tërmetit ju keni qenë në gjendje të përmbushni shumë nga angazhimet tuaja. BE-ja gjithashtu duhet të përmbush angazhimet e saj. Jeni në rrugë të mirë. E dimë që zgjerimi është thelb të projektit Europian.”

INTERVISTA E PLOTË: 

 

Thimi Samarxhiu: Si e shikoni ju deri më tani rrugën e Shqipërisë drejt procesit të integrimit dhe i ka bërë Shqipëria detyrat e saj të shtëpisë?

 

Pedro Nono Bartolo: Do të thoja që termi “detyrat e shtëpisë” tingëllon si shprehi kujdestarie dhe mua nuk më pëlqen. Ka punë për tu bërë nga të dy palët dhe siç e dini e ardhmja evropiane për Shqipërinë, në këndvështrimin tim, nuk është një çështje ku ka ndarje brenda Bashkimit Europian, ka një konsensus të gjerë për të.  Këshilli ka rëndë dakord për negociatat dhe ajo çfarë mund t’u them është që Portugalia është shumë mbështetëse për këtë objektiv për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për Shqipërinë. Portugalia jo shumë kohë më parë ishte vet e përfshirë në këto negociata si këto lidhur me zgjerimin dhe anëtarësimin, kështu që i kuptojmë vështirësitë, e kuptojmë frustrimin dhe ajo çfarë mund tu them është se i dimë shumë mirë si punën e vështirë që bëhet, sfidat por edhe përfitimet që shtetet mund të kenë nga integrimi evropian. Por është një proces ku fitojnë të dyja palët.

 

Thimi Samarxhiu: A ka shpresa që Shqipëria të marrë datën për tryezën e parë ndërqeveritare, gjatë presidencës portugeze?

 

Ju e dini që gjëja më e keqe që mund të bëni në jetë është të krijoni pritshmëri jo të vërteta, nga të dyja palët. Personalisht unë preferoj të bëj premtime më të vogla dhe të arrij rezultate mbi pritshmëritë. Nuk ka formulë magjike, ka shume faktor që hyjnë në lojë, përfshi dhe kalendarin elektoral, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë shtete të Europës. Progresi në këtë fushë do të jetë rezultat i një pune të vështirë dhe e di që Shqipëria, njerëzit dhe institucionet dëshirojnë shumë të arrijnë rezultate në këtë fushë. Presidenca portugeze nuk është këtu për të krijuar pritshmëri të rreme apo të bëjë premtime boshe, kjo edhe sepse moto e presidencës tonë është “koha të veprojmë”, kështu që preferojmë të veprojmë dhe të flasim për rezultatet më pas. Siç thotë Bibla “nga fruti gjykojmë pemën” ose thënia “prova e ushqimit është tek të ngrënit”, le të jemi realistat, por një gjë është e sigurt që tek Portugalia do të gjeni një bashkëbisedues të sinqertë, e cila e njeh dmonethënien dhe rëndësinë e zgjerimit të BE-se, një shtet i cili e njeh mirë frustrimin lidhur me këto negociata.

 

Thimi Samarxhiu: Cila është këshilla që ju i jepni shqiptarëve, duke qenë se edhe Portugalia ka kaluar përmes të njëjtit proces përgjatë 8-9 vitesh?

 

Pedro Nono Bartolo: Kini durim, vijoni punën tuaj të mirë dhe të vështirë, besoni në përfundimin e këtij procesi. Kjo situatë pandemie që na ka përfshirë për më shumë se 1 vit tashmë, dhe ku Shqipëria u prek vetëm pak pas tërmetit ju keni qenë në gjendje të përmbushni shumë nga angazhimet tuaja. BE-ja gjithashtu duhet të përmbush angazhimet e saj. Nuk dua tu jap këshilla, sepse jeni në rrugë të mirë. E dimë që zgjerimi është thelb të projektit Europian.

 

Thimi Samarxhiu: A ka ndikuar pandemia në zhvendosjen e fokusit të BE-se nga zgjerimi?

 

Pedro Nono Bartolo: Padyshim që pandemia na ka shpërqendruar të gjithëve, gjithashtu pandemia na ka dëshpëruar të gjithëve, por ajo që do të thoja është se nëse ka një mësim të mirë është që izolimi nuk është përgjigja e duhur dhe në fund të ditës ne të gjithë varemi nga njëri-tjetri. Pritshmëritë e mija, është se nëse mund të ketë diçka pozitive nga e gjithë kjo situatë, sfiduese për të gjithë, është që ne duhet të punojmë bashkë, vendet sovrane duhet të bashkojnë fuqitë nëse duam të kalojmë sfidat që kemi përpara.

 

Thimi Samarxhiu: Disa vende janë skeptike për Shqipërinë dhe vijimin e mëtejshme të procesit të integrimit, cili është mesazhi juaj për ta?

 

Pedro Nono Bartolo: Nëse do ta marrim të vërtetë që disa vende janë skeptike për rrugën evropiane të Shqipërisë, ajo që dua të them është që Shqipëria për mua është një vend evropian. Kur lexoj Ismail Kadarenë, është një shkrimtar evropian. Kur dëgjoj Ermonela Jahon, është një këngëtare evropiane dhe shumë e talentuar madje. Ibrahim Kodra ishte një piktor evropian, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ajo që ka rëndësi është që çdo vend të marr angazhimet për projektin Europian. Angazhimet e Shqipërisë, angazhimet tona ndaj të mirës së përbashkët dhe për të kuptuar që zgjerimi është një që e mirë për të ardhmen tonë, sigurinë tonë dhe rritjen tonë.

 

Thimi Samarxhiu: Po afrojnë zgjedhjet dhe shumë diplomat, përfshi ambasadorin Soreca, ambasadoren Kim, por dhe shumë të tjerë, u kanë bërë thirrje liderëve politik që të pastrojnë listat nga personat e inkriminuar. Cila është thirrja juaj si ambasador i vendit i cili mban presidencën e radhës së BE-se?

 

Pedro Nono Bartolo: Ndër të tjera, 25 prilli është festë kombëtare në Portugali, ku ne festojmë rikthimin e demokracisë pas dekadave të një sistemi autoritar. Është një ditë simbolike për në gjithashtu. Zgjedhjet për këtë gjë janë, janë për festuar demokracinë dhe përfshirjen e shoqërisë. Dhe ndër të tjera, Shqipëria ka drejtuar OSBE-n, një organizatat shumë e rëndësishme që mbledh shumë shtete dhe ju e dini rëndësinë e zgjedhjeve të lira. Ju e dini që ka institucione që ju mbështesin dhe ndihmojnë për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo tjetër çka dimë është dhe që kemi mësuar është që demokracia dhe zgjedhjet e lira nuk janë diçka që mund t’i marrim si të mirëqenë, as në vende të vogla e të varfra as në vende të fuqishme dhe të zhvilluara.

 

Thimi Samarxhiu: A do ndikojnë zgjedhjet e 25 prillit në vendimin final të vendeve anëtare të BE-së për Shqipërinë?

 

Pedro Nono Bartolo: Bashkimi Europian do të jetë padyshim shumë i interesuar, shumë kurioz, duke ndjekur nga afër përgatitjet për zgjedhjet, mbajtjen e zgjedhjeve dhe të gjithë presim që të zhvillohen në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Siç e thash, shpresoj që të jetë një tjetër demonstrim që Shqipëria është me të vërtetë një demokraci evropiane dhe një shtet ku vullneti i qytetarëve do të dëgjohet dhe që zgjedhjet të zhvillohen në një mënyrë të pakontestueshme, të lira, të ndershme dhe transparente. Besoj që Shqipëria me të gjithë vështirësitë do të bëhet vend anëtar i BE-se, herët ose vonë. Jemi besimplote dhe shpresojmë që në përfundim të këtij 6-mujori të caktojmë datën për tryezën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë. BE dhe kontinenti i Evropës është në thelb i ngritur mbi artin e kompromisit. Ne presim që edhen në Shqipëri të jetë kjo kulturë e kompromisit dhe momenti më i mirë për ta treguar këtë si shembull është gjatë zgjedhjeve tuaja, të cilat ne shpresojmë të jenë një triumf për demokracinë dhe ku të gjithë palët të dëshmojnë respektin ndaj kundërshtarëve, sepse ky do të jetë mësimi më i mirë që ju mund ti jepni të gjithë atyre që janë skeptik për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *