Në foltoren e radhës në qytetin e Beratit, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal te një nga propozimet e krydemokratit Lulzim Basha, vettingu i politikanëve.

 

Sipas tij, vettingu i politikanëve është i nevojshëm, por të bëhet mbi rregulla transparente, brenda strukturave të Kuvendit, dhe jo nga SPAK.

 

“Vetingu i politikanëve është i domosdoshëm, por jo mbi rregulla policeske, por mbi rregulla transparente. Ne bëmë një ligj, Komisioni i Venecias e përmbysi. Vetingu bëhet dhe bëhet në mënyrën më transparente. Ne kemi hequr imunitetin për korrupsionin. Kemi ligj antimafia të shkëlqyer. Se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike, të propozojë që të vendosë SPAK-u për mandatet e deputetëve, që është i Ramës, do të thotë që je skllav i tij. Janë këto rrethana që na ftojnë ne demokratëve të mbledhim Kuvendin, e ju të merrni vendin qendror, të zgjidhni, këshilltarët tuaj, deputetët tuaj, të përcaktoni kufijtë e kryetarit. Për të gjitha këto, mendoj që çdo demokrat dhe demokrate duhet të firmos për kuvendin e ardhshëm. Kuorumi mbi 50% është tejkaluar me kohë. Ne do të mbledhim kuvendin. Do të bëjmë ndryshime thelbësore në statut, do të hapim idenë e fraksioneve, do të bëjmë që të kthehen të gjithë ata që kanë vendosur një tullë në këtë parti. Do të bëjmë gjithçka që fëmijët tanë të shohim që po punojmë për ta”, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *