E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Instagrami vjen më risinë më të lehtë për të gjithë

Rrjeti social më i përdorur i kohëve të fundit duket se ka menduar për një lehtësi tjetër për të gjithë përdoruesit e tij.

 

Instagrami ka shtuar një rrugë të shkurtër në aplikacionin e tij, duke vendosur “emoji”-t më të përdorura mbi tastierën tuaj kur fillon të komentosh një postim.

 

Reklamë

Shiriti i ri me “emoji” nuk do të shfaqet në zona të tjera ku përdoret tastiera, si reagimi ndaj një historie ose titullimi i postimeve tuaja. Por duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që komentojnë me emoji, kjo duhet të ndihmojë në shkurtimin e kohës që duhet për të postuar një koment.

 

Përditësimi më i fundit do të jetë në shërbim të të gjithë përdoruesve të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë