Subscribe

Hetuesit së shpejti do të zyrtarizojnë akuzat mbi 40-vjeçarin italian Davide Pecorelli, i cili u zhduk duke inskenuar vdekjen e tij në Shqipëri me qëllim përfitimin e parave nga siguracioni i jetës.

Burimet bënë të ditur se organi i akuzës ka hapur një hetim të ri për Pecorellin, nën akuzat e mashtrimit, shkatërrimit të pronës me zjarr, kalimi i jashtëligjshëm i kufirit si dhe dhunimi i varreve.

Pecorelli pasi vendosi zjarrin makinës që kishte marrë me qira në zonën e Pukës, brenda të cilët kishte futur disa eshtra njerëzore, që dyshohet se janë marrë nga një varrezë në këtë zonë, kaloi më pas ilegalisht kufirin nga Hani i Hotit deri në Itali. Në shtetin e tij, 40-vjeçari ndërroi identitetin dhe qëndroi i fshehur për disa muaj deri sa u kap nga policia.

Pala shqiptare u ka dërguar autoriteteve italiane të gjitha pyetjet dhe hetimet e deritanishme. Pecorelli do të paraqitet disa herë para autoriteteve ku pritet që të zbardhen detaje të reja në lidhje me planin e tij.

Prokuroria e Pukës ndërkohë është ende në fazën e mbledhjes së provave, por nuk përjashtohet mundësia që gjatë këtyre hetimeve të ketë edhe shtim të akuzave të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *